Lajme

100 punëtorë në Zubin Potok marrin pagë e rrinë n’shtëpi

03/06/2024 20:11
nga:Y I

Burimet e Kiks Kosovës kanë raportuar se në Komunën e Zubin Potokut janë punësuar mbi 100 persona me kontrata mbi vepër, por të njëjtit nuk po shkojnë në punë.

Për të parë nëse këta persona janë ose nuk janë në punë, Kiksi shkoi në Zyrën Lokale për Komunitete në Çabër të Zubin Potokut.

Aty ishte një numër i vogël i zyrtarëve që punonin në këtë institucion.

Sipas tyre 100 punëtorët, çdo ditë paraqiten në punë dhe nëse nuk ka punë për ta, atëherë shkojnë në shtëpi.

Zyrtarët aty thanë se për shkak të mungesës së kushteve në komunë, të kontraktuarit nuk po mund ta vazhdojnë punën, për siç thanë ata mirëmbajtje, roje, administratë dhe gjitha lamitë e tjera të nevojshme.

Ata i thanë Kiks-it mbrapa kamerës se rreth 80 përqind e të punësuarve me kontrata mbi vepër janë të nacionalitetit serb dhe 20% janë shqiptarë.