Lajme

“100 për qind institucione serbe”, Kraki thotë se veriu i Kosovës ka qenë Serbi

01/14/2026 22:15
nga:G B

Nezir Kraki nga koalicioni LVV-GUXO ka kundërshtuar idenë se “çlirimi i veriut” është rezultat i ndonjë marrëveshjeje me Serbinë.

Duke folur për situatën se si është tani në veri të Kosovës, ka pasur disa pyetje nga analisti Lirim Mehmetaj në Debat Plus.

Mehmetaj pyeti se pse duhej të shkohej në Bruksel për të diskutuar me Serbinë për barrikadat e vendosura në veri.

“Pse është dashur të shkohet ne Bruksel me u marrë vesh për barrikadat qe ishin vendosur ne Kosovë, pse nuk i larguan vetë Kosova pse është dashur te merret vesh me Serbinë pse me shku. Krejt çfarë keni bërë është të merreni vesh me Serbinë”, ka theksuar Mehmetaj.

“Si mund te thuash se çfarë është bërë në veri është me marrëveshje me Serbinë”, pyet Kraki.

Më pas, Kraki ka deklaruar se veriu i Kosovës ka qenë Serbi, duke shtuar se “në veri kanë qenë 100 për qind institucione serbe”.

“Në veri u kanë Serbi, nuk kanë qene barrikadat, 100 për qind institucione serbe. Serbi 100 për qind, as valë nuk ka pasur. Serbi 100 për qind, 75 institucione paralele, dinari vendimi rus të gjitha, kriminalitet banda”, ka deklaruar Kraki.