Sporti

100 ndeshje me Milan, Tomori: Kënaqësi të vesh këtë fanellë

04/30/2023 22:58
nga:Lorik J

Me ndeshjen kundër Romës, që u mbyll me barazimin 1-1, Fikayo Tomori arriti kuotën e 100 paraqitjeve me Milanin.

Në një reagim në rrjetet sociale, mbrojtësi u shpreh i lumtur që mban fanellën “kuqezi”.

“100 paraqitje për këtë klub. Është kënaqësi të vesh këtë fanellë”-shkruan Tomori.

Kujtojmë se Tomori me Milanin synon finalen e madhe të Champions League në këtë sezon, por duhet ta kalojnë Interin në gjysmëfinale.