Sporti

100 milionëshi i Liverpoolit vjen me huqjen e javës

10/27/2022 10:49
nga:Lorik J

Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez, pati një huqje të pabesueshme në fitoren 3-0 ndaj Ajaxit si mysafir.

Në minutën e 44-të të ndeshjes, Roberto Firmino ia pasoi topin katër metra larg portës, teksa Nunez ishte krejtësisht i vetëm, portieri tashmë ishte mposhtur, por uruguaiani goditi shtyllën.

Megjithatë, në minutën e 49-të, Nunez përmirësoi veten dhe shënoi një gol të bukur me kokë për 2:0 Liverpool.

Mohamed Salah dhe Harvey Elliott shënuan gola në fitoren e Liverpool-it dhe sigurimin e kalimit në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic Sport