Lajme

100 mijë e 655 raste me koronavirus nga 493 mijë e 776 persona të dyshimtë në total deri më tani në Kosovë

04/17/2021 07:11
nga:M K

493 mijë e 766 persona të dyshimtë deri më tani dhe 100 mijë e 655 raste në total.

Kjo është mësuar nga të dhënat e publikuara nga instituti kombëtar i shëndetit publik në vend në 24 orët e fundit, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq, numri i vdekjeve ka shkuar në 2053.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

646 TË SHËRUAR DHE 520 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67, 66 vjeç), Obiliq 3 raste (83, 76, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (88, 55 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Podujevë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (84 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 100.655 raste nga 493.776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.053 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.760.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Gjilan 61 raste, Pejë 43 raste, Gjakovë 35 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 30 raste, Prizren 26 raste, Podujevë 24 raste, Lipjan 17 raste, Skenderaj 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Shtime 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Obiliq 7 raste, Rahovec 7 raste, Malishevë 6 raste, Drenas 5 raste, Kamenicë 5 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot, Novobërdë dhe Shtërpcë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

LEXO EDHE:

Fundjavë me shi dhe me mundësi reshje bore

/GazetaBlic/

05/13/2021 08:13

​Pesë vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA