Lajme

100 metra në humnerë, aksidenti tragjik i merr jetën të riut në Rrugën e Kombit, në gjendje kritike miku i tij

05/19/2022 08:11
nga:G B

Një aksident tragjik është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit. Si pasojë një person ka humbur jetën ndërsa një person tjetër është i plagosur rëndë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Kolsh në Kukës. Makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka përfunduar në një humnerë.

Raportohet se dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit. Makina e tyre tip “Benz” ka rënë 100 metra në humnerën poshtë rrugës.

Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i shoferit pasi nuk janë vënë re gjurmë frenimi në asfalt.