Lajme

100 eurot e Kurtit, Sejdiu: Janë taksat tona që po na kthehen si karem e mashtrim elektoral

12/24/2025 21:41
nga:Genita C

Analisti politik Dardan Sejdiu ka kritikuar vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se “Bankomati i Kurtit s’është dhuratë” dhe e konsideron këtë si një masë me karakter mashtrimi elektoral dhe reflektim të standardit të ulët të normalizuar në vend.

Postimi i plotë:

Bankomati i Kurtit s’është “dhuratë!”

Janë taksat tona që po na kthehen si karem e mashtrim elektoral.

Nëse as kjo s’të bën përshtypje, problemi s’është buxheti. Është standardi i ulët që e kemi normalizu.