Analisti dhe ish-deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë në detyrë që dy ditë para balotazhit të shpërndajë 100 eurot për studentët.
Sejdiu ka thënë se shteti nuk është parti teksa këtë vendim e ka cilësuar si manipulim të pastër nga Kurti.
“Shteti s’është parti, e as buxheti s’është bankë për financimin e blerjes së votave për zgjedhje. Kur një qeveri në detyrë dërgon mesazhe “nga ZKM” tri ditë para balotazhit e shpërndan para publike për vota, ajo s’po qeveris, por po e përdor shtetin si pronë partiake”, ka thënë Sejdiu.
“Kjo s’është as zgjuarsi politike, as kujdes social, kjo është manipulim i pastër! Kjo është mënyra si rrënohet ky vend, ngadalë, përmes abuzimeve që duken të vogla”, ka thënë ai.
“Është koha me e refuzu këtë politikë që të sheh vetëm si votë, e jo si qytetar. Mos u pajtoni me këtë sjellje, mos e normalizoni”.


