Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç shtesë për muajin dhjetor 100 euro.
Ehat Miftaraj nga ky institutit, ka bërë disa vlerësime, duke ngritur me shqetësim paralele sesi qeveria me 100 euro po tenton të blejë votën për të fituar qasjen në një buxhet prej 12 deri në 15 miliardë euro për katër vitet në ardhje qeverisje.
”E blen votën 100 Euro për me pas qasje në një buxhet prej 12 deri 15 miliardë për katër vite qeverisje.
Kur ke qasje në 12 deri 15 miliardë Euro, ke mundësi të pakufishme me i shpërbly vllaznit, dajët, familjarët, dostat, shokët dhe shoqet në media me subvencione 100 mijë Euro disa herë, me pozita në institucione publike, me ble kritikën me sponsorizime në fushatë, etj etj etj.
100 Euro fëmija i një prindi në rast social që mbijeton me 200 e ca Euro në muaj,
100 Euro fëmija i punëtorit në privat dhe publik me pagë 300 deri 500 Euro,
100 Euro djali i ministrit, deputetit dhe ambasadorit,
100 Euro djali i milionerit, 100 Euro djali i Oligarkut, e 100 Euro djali i punëtorit në Trepçë”, ka shkruar ai në facebook.
”Sigurisht se kur iu ke nënshtru pushtetit, del e mbron pushtetin, e shan e kritikon opozitën e secilin që ka mendim ndryshe ose kërkon një qeveri normale ose një kryeministër normal”.