CIES përpiloi një listë me dhjetë lojtarët e mirë në botë, kontratat e të cilëve skadon në fund të sezonit. Në vend të parë është sulmuesi i PSG-së dhe dëshira e madhe e Real Madridit, Kylian Mbappe, dhe në vend të fundit është mesfushori i Realit, Luka Modric. Kapiteni i kombëtares kroate është më i moshuari në atë listë.
Ideja e transferimit të Mbappe në Madrid ka kohë që qarkullon në mediat sportive. Për këtë është shkruar edhe më herët dhe po shkruhet tani që sulmuesi, i cili së shpejti do të festojë 25-vjetorin, është vetëm pak ditë larg të qenit i lirë për të negociuar me klubet e interesuara, shkruan GazetaBlic SPORT.
Modric thuhet se ka thirrje për t’u transferuar në Arabinë Saudite dhe MLS, por nuk ka dyshim se do të ketë palë të interesuara edhe në Evropë, nëse ai bëhet lojtar i lirë. Mbrojtësi i Atleticos, Mario Hermoso (28) është i dyti në listën e CIES, përpara mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot.
Ja lista:
1. Kylian Mbappe (PSG)
2. Mario Hermoso (Atletico)
3. Adrien Rabiot (Juventus)
4. Mehdi Taremi (Porto)
5. Fabian Schär (Newcastle)
6. Koke (Atletico )
7. Toni Kroos (Real Madrid)
8. Henrih Mhitarjan (Inter)
9. Oliver Giroud (Milan)
10. Luka Modrić (Real Madrid)


