10-shi i AAK-së, Besnik Tahiri ka publikuar një video ku e kritikon ashpër qeverinë aktuale, duke theksuar se ata nuk kanë arritur të realizojnë projekte kyçe për zhvillimin e infrastrukturës, si ndërtimin e rrugëve dhe autostradave, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi gjithashtu se vetëm katër çerdhe janë ndërtuar në katër vite dhe se nuk është bërë asgjë për përmirësimin e kushteve në shkollat publike.
Sipas tij, qytetarët e Kosovës po e kanë të vështirë të lidhin muajin për shkak të çmimeve të larta, pagave të ulta dhe mungesës së investimeve të duhura nga qeveria.
“Nuk jeni në gjendje një rrugë të vetme, një autostradë të vetme nuk keni mundur ta kryeni. Vetëm katër çerdhe i keni ndërtuar për katër vite, keni mundur që në shkollat publike të rregulloni banjot. Qytetari i Kosovës mezi po e lidh muajin me muaj, për shkak të çmimeve të larta, pagava të ulta dhe për shkak të mos investimeve tuaja”, thotë Tahiri.