Lajme

10 orë bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit

02/22/2023 18:27
nga:Y I

Mëngjesin e sotëm nisi një aksion bastisjeje, i urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara, në banesën e Adil Behramaj, i cili dikur ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Tanimë janë bërë 10 orë që kur ka filluar ky aksion bastisjeje nga zyrtarë të Prokurorisë Speciale dhe ende nuk dihet se sa do të zgjasë.

Te banesa e Behramajt kanë ardhur edhe vetura të EULEX-it, ndërkaq zyrtarë policorë po asistojnë në këtë bastisje.

Ata nga ora 14 kanë bllokuar hyrjen që shpie te banesa e Behramajt.