Lajme

10 mijë e 638 aplikime të pranuara në total për regjistrim si votues jashtë Kosovës

08/18/2021 12:42
nga:M K

10 mijë e 638 aplikime të pranuara në total për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

Këto të dhëna i bëri të ditura zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për GazetaBlic.

Elezi, tutje ka dhënë detaje se të gjithë aplikuesit që arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, do të mund të votojnë përmes postës në një fazë të mëvonshme, e cila fillon më 15 Shtator.

“Sipas të dhënave nga shërbimi votues, janë pranuar 10 mijë e 638 aplikime për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

Afati për këtë periudhë përfundon më 18 gusht. Pas përfundimit të kësaj periudhe do të kemi një raport të detajuar nga shërbimi votues se sa nga këta aplikues janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe sa jo, pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore.

• Të gjithë aplikuesit të cilët kanë plotësuar kriteret ligjore, janë njoftuar se duke u mbështetur në rregullën zgjedhore për votimin jashtë vendit, është detyrë e KQZ-së që të përpilojë listën votuese jashtë Kosovës. Kjo listë duhet të përmbajë të dhënat e atyre votuese që me sukses janë regjistruar për votim jashtë Kosovës dhe t’i largojë emrat e tyre nga lista votuese që shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve.

• Të gjithë aplikuesit që arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, do të mund të votojnë përmes postës në një fazë të mëvonshme e cila fillon më 15 shtator. Feltëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor”, tha Elezi për GazetaBlic.