Lajme

10 kandidatët më të votuar të PDK-së deri më tani nga votat me postë të diasporës

03/02/2025 14:35
nga:G B

Numërimi i votave me postë nga diaspora po vazhdon.

Deri më tani KQZ ka përditësuar 35.64 për qind të vendvotimeve të numëruara nga votat me postë në diasporë, transmeton Demokracia.com

Nga përditësimet e bëra deri më tani nga KQZ del që PDK ka 1637 vota.

1-shi i listës së PDK-së, Bedri Hamza ka 1455 vota, pas tij vjen, Memli Krasniqi me 747 vota, kurse i treti është Ragip Xhaka me 597 vota.