Një prej skuadrave më në formë në futbollin vendor është padyshim FC Ferizaj nga Liga e Parë.
Ferizaj ka 10 fitore në 10 ndeshjet e fundit në krye me trajnerin Arsim Abazi dhe aktualisht ndodhen në pozitën e parë në renditjen tabelare në grupin B të Ligës së Parë, me një pikë më shumë se Prishtina e Re.
Kryetrajneri i skuadrës së Ferizajit, Arsim Abazi shprehet shumë i lumtur me serinë e fitoreve dhe formën e ekipit të tij.
“Po momentalisht jemi në pozitën e parë, kemi pas një ecuri shumë të mirë në 10 ndeshjet sa jam unë trajneri, ku kemi arritur po aq fitore. Objektivi i klubit është rikthimi sa më shpejt aty ku ishim vitin e kaluar, pra në Superligë”, tha fillimisht Abazi për ‘GazetaBlic Sport’.
Ai thotë se ka një skuadër shumë cilësore, teksa pushimi i ndeshjeve kombëtare është i mirëseardhur dhe i merituar për djemtë që ai menaxhon.
“Unë jam shum i kënaqur me futbollistët e mi për këto 10 ndeshje sa jam unë aty dhe jam shumë optimist që do t’ia arrijmë qellimit, sepse kemi një grup të futbollistëvë shumë të mirë. Ky pushim është i mirësëardhur, pasi kemi nevojë pak për freskim, se kemi pas 10 ndeshje, 10 fitore. Kanë qenë 10 finale dhe grupi ka pasur nevojë për një freskim, apo pushim të merituar”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport