Showtime

1 vit pas abortit, Jessie J në pritje të fëmijës së parë

01/07/2023 16:12
nga:G B

Jessie J ka ndarë lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së parë, një vit pasi pësoi abort.

Këngëtarja e zbuloi lajmin me një postim në Instagram ku tregoi barkun e rrumbullakosur.

“Jam shumë e lumtur që më në fund po ndaj këtë lajm me ju”, shkroi Jessie J.

Këngëtarja 34-vjeçare zbuloi në nëntor 2021 se kishte humbur foshnjën e saj. Pasi shkoi për konsultim, mjeku i tha se “zemra e foshnjës nuk rrihte më”. Jessie ka zbuluar gjatë një koncerti të vitit 2018 se mjekët i kishin thënë në moshën 26-vjeçare se mund të mos mund të kishte kurrë fëmijë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jessie J (@jessiej)