Sporti

1 vit burg, dënohet tifozi që ofendoi në bazë racore Vinicius

09/26/2024 15:45
nga:Lorik J

Real Madrid ka njoftuar në një komunikim zyrtar se Gjykata e Mallorcas ka vendosur për dënimin e tifozit, që ofendoi në bazë racore Vinicius, më 5 shkurt 2023. 12 muaj burg duhet të kryejë aktori në fjalë, teksa i ndalohet dhe për 3 vite hyrja në stadium.

Kujtojmë se ndeshja luhej mes Mallorcas dhe Real Madrid. Mallorca fitoi 1 me 0, por vëmendja shkoi e gjitha te thirrjet raciste në veçanti ndaj Vinicius.

Ky është dënimi i tretë me burg, që merret në muajt e fundit për shkak të ofendimeve ndaj lojtarëve të Realit.