Lajme

1 shtatori/ Ramosaj uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Rikthimi i tyre në banka e bën këtë ditë të veçantë

09/01/2025 15:06
nga:G B

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se gëzimi që sjell rikthimi i nxënësve nëpër banka shkollore, emocionet e fëmijëve që për herë të parë nisin rrugën e dijes, e bëjnë këtë ditë të veçantë dhe plot kuptim.

Postimi i tij i plotë:

Gëzimi që sjell rikthimi i nxënësve nëpër banka shkollore, emocionet e fëmijëve që për herë të parë nisin rrugën e dijes, e bëjnë këtë ditë të veçantë dhe plot kuptim.

Të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe gjithë stafit arsimor,

Urime fillimi i vitit të ri shkollor!

Qoftë vit i mbushur me dije, arritje e mbarësi!

Me respekt,

Bashkim Ramosaj