Lajme

1-shi i LDK-së e quan Krenar Xhaferin “Bageri i Prishtines” : I palodhur e profesionist në punën që bën

01/21/2025 16:21
nga:G C

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka nderuar dhe vlerësuar punën e palodhur dhe profesionalizmin e Xhaferit, duke e quajtur atë “Bageri i Prishtinës”, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku theksoi se ky emër është një pasqyrim i angazhimit të tij të jashtëzakonshëm dhe të pandalshëm gjatë detyrave në komunën e Prishtinës, duke kontribuar në zhvillimin dhe përparimin e kryeqytetit.

Ky vlerësim nga lideri i LDK-së ka ardhur si një mirënjohje për punën e tij të palodhur dhe përkushtimin ndaj qytetit.

Ndërsa, 32-shi i LDK-së tha se “përkrahja juaj më jep edhe më shumë motiv për të punuar ndërshëm dhe drejt për Kosovën që të gjithë e duam”, teksa publikoi edhe një video gjatë takimit me qytetarët.