Lajme

1 orë e gjysmë deri në mbyllje të qendrave, Tahiri: Mitrovicali dilni votoni, është e rëndësishme për qytetin

11/09/2025 17:46
nga:Genita C

Kur kanë mbetur edhe një orë e gjysmë nga mbyllja e qendrave të votimit, Arian Tahiri ka bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës që të dalin dhe të votojnë.

“Ju ftoj të gjithëve që të dilni dhe ta shfrytëzoni të drejtën e votës, është shumë e rëndësishme që të vendosni për qeverisjen tonë të ardhshme katër vjeçare”, ka thënë Tahiri.