Lajme

1 milion e 659 mijë e 12 vaksina të administruara total në Kosovë që nga fillimi i procesit të vaksinimit

12/23/2021 07:15
nga:M K

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë, janë administruar total 1 milion e 659 mijë e 12 vaksina.

778 mijë e 403 qytetarë veçse i kanë pranuar të dyja dozat, teksa 875 mijë e 451 sosh të paktën njërën dozë, përcjell GazetaBlic.

Vetëm në 24 orët e fundit, 2074 banorë të Republikës së Kosovës kanë pranuar dozën respektive të radhës.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë përmes raportit të përditshëm.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/