Ndonëse në vitet e mëparshme Parku i Gërmisë ishte i stërmbushur me njerëz që shkonin për ta festuar 1 Majin, sot aty ishte më qetë, e madje për disa edhe si ditë e rëndomtë në këtë park.
1 Maji që sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në botë i gjen punëtorët duke protestuar, në Kosovë është festuar.
Edhe pse jo shumë sikur më parë, megjithatë 1 Maji mblodhi qytetarë në Gërmi, disa me familje e disa me shoqëri, fëmijë që loznin e qeshnin në natyrën e bukur të këtij parku, në këto ditë pranvere.
Qytetarët u shprehën se më shumë po duket si ditë e zakonshme, krahasuar me vitet e mëparshme.
Për këtë qytetarët thanë para kamerës së Gazeta Blic se ka ndikuar ikja e qytetarëve jashtë vendit.
Shumë prej tyre thanë se do të duhej protestuar dhe jo festuar në Kosovë, për Ditën e Punëtorëve.
Të gjithë ishin të pajtimit se në Kosovë të drejtat e punëtorëve në Kosovë nuk respektohen./Gazeta Blic/