Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke shpallur rezultatet përfundimtare për këshilltarë komunalë.
Sipas po këtyre rezultateve, del se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë më së shumti këshilltarë komunalë, nga 206 secila në tërë vendin.
Sa i përket votave për këshilltarë komunalë, LDK-ja ka marrë 170,134 vota, ndërsa PDK 161,645 vota.
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 193 ulëse në Kuvendet Komunale pasi ka marrë 168,084 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka marrë 9863 vota në tërë vendin do të ketë 120 asmbleistë.
Nisma në të gjithë vendin ka fituar 21 ulëse pasi ka marrë 18,455 vota.
Aleanca Kosova e Re do të ketë vetëm 8 asambleistë pasi ka marrë 10,277 vota.
Lista e pavarur Bekim Jashari do të ketë në Skenderaj 10 ulëse pasi ka marrë 6694 vota.
Lista Serbe në komunat ku ka garuar do të ketë 147 këshilltarë komunalë.