Lajme

​Banesa shkrumbohet nga flakët në Elbasan

08/10/2021 19:38
nga:M K

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur në Lleshan të Elbasanit dhe fatmirësisht në momentin që kanë rënë flakët nuk ka pasur asnjeri në shtëpi.

“Në banesën e shtetasit H.M., rreth 70-vjeç, ka rënë zjarr dhe si pasojë banesa është djegur plotësisht. Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike”, njofton policia shqiptare.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të zjarrit.