Sporti

Milani kërkon rinovimin, Kessie nuk jep sinjale

10/29/2021 19:44
nga:Mergim Rreci

Milani dëshiron të mbajë mesfushorin 24-vjeçar Franck Kessié dhe tashmë ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës së lojtarit, e cila përfundon në qershor 2022.

Megjithatë, ai ka qenë në shënjestër të Real Madridit, PSG-së dhe Barcelonës dhe vështirë se do të qëndrojë në shërbim të kuqezinjve, për të cilët luajti në katër sezonet e fundit (191 ndeshje, 30 gola dhe 15 asistime), përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas informacioneve të fundit nga mediat italiane, Kessie ka shprehur interesimin e tij për një largim të mundshëm, largim ky që nuk do të ishte aspak i mirëpritur për ‘Rossonerët’.

/GazetaBlic Sport/