Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve.
Interi ka triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Shakhtar Donetsk, shkruan GazetaBlic Sport.
Edin Dzeko ka shënuar dy golat vendimtar të fitores me “Neruazzurët” që janë në vendin e parë me 10 pikë.
Ajaxi poashtu ka triumfuar me përmbysje ndaj Besiktas 1 me 2. Sebastian Haller ka shënuar dy gola për mysafirët, duke u bërë futbollisti i parë në këtë kompeticion që shënon 9 gola në 5 ndeshjet e tij të para në Ligën e Kampionëve.
/GazetaBlic Sport/


