Fushata e ish-komandantit të Zonës Operative të Shalës, Rrahman Rama, po vazhdon me sukses në çdo cep të vendit. Gjenerali Rama, i shoqëruar nga kandidatët e tjerë nga Vushtrria, vizitoi fshatin Pestovë, ku u prit me përkrahje të madhe nga banorët lokalë.
Rrahman Rama, përmes një postimi, falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe energjinë që po i japin gjatë kësaj fushate:
“Pestova na dha sonte mbështetjen e duhur, që po na mbush edhe me më shumë energji për të vazhduar. Takimet si këto po na mbajnë të bindur që më 9 shkurt do të bëhet #mamirë për të gjithë!”
Gjenerali vuri në dukje numrin e madh të mbështetësve në çdo takim, duke shtuar:
“Në çdo vend që po takohemi, ambientet po janë të vogla për të na zënë të gjithëve. Jemi shumë në çdo qytet e fshat, si sonte në Vaganicë të Mitrovicës!”
#Rr7
#PDK131
#mamirë