Ndërsa I. S. (45), banues në Përmet, dyshohet se sot ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale shkatërrimi i pronës me zjarr i shtetasit L. M., 53-vjeç, pasi dyshohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Digjital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.


