Lajme

​Von Cramon: Kosova dhe Serbia pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk do të pranohen në BE

11/04/2021 18:32
nga:M K

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se Kosova dhe Serbia pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk do të pranohen në Bashkimin Evropian.

Në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë në Kuvendin e Kosovës, eurodeputetja tha se derisa nuk ka një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të paqes, i tërë rajoni do të ketë ndikime të huaja për të prishur stabilitetin e BE-së.

Von Cramon: Kosova dhe Serbia pa një marrëveshje nuk do të pranohen në BE

“Pa një marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pranimi në BE nuk do të ndodh për dy vendet. BE-ja duhet t’i shërbejë Kosovës dhe Serbisë për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të paqes. I gjithë rajoni do të vazhdojë të jetë një tokë për ndikimet huaja dhe për të prishur stabilitetin e BE-së, siç e kemi pa në Bosnje”, tha ajo.

Duke u ndërlidhur me mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën, kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Romeo Franz, tha se Kosova e meriton dhe ka plotësuar gjitha kriteret për heqjen e regjimit të vizave.

Franz: Në Parlamentin Evropian është një konsensus i gjërë se Kosova meriton liberalizimin e vizave

“E kuptoj shumë mirë se mund të ndiheni të lënë anash nga disa vende në BE, mirëpo në Parlamentin Evropian është një konsensus i gjerë se Kosova e meriton dhe ka nevojë për vëmendjen tonë të vazhdueshme. Kur kemi të bëjmë me liberalizimin e vizave ne jemi aleat të juaj të palëkundur, ne nuk kemi t’iu bindim për këtë, ju e dini këtë. Disa vende akoma po hezitojnë për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën. Të jeni të bindur qartë për këtë se liberalizimi i vizave ka të bëjë me mbajtjen e premtimeve të BE-së, premtime këto që janë dhënë para tri vitesh”, deklaroi ai.

Ndërsa, kryetarja e delegacionit të Kosovës në këtë delegacion, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova e konsideron të rëndësishëm integrimin evropian.

Kusari-Lila: Kosova e konsideron të rëndësishëm integrimin evropian

“Kosova e konsideron integrimin rajonal jo vetëm si hap të domosdoshëm drejtë integrimit në strukturat ekonomike dhe të sigurisë euro-atlantike të Evropës, por edhe si mjet për stabilitet më të madh politik dhe ekonomikë në gjithë rajonin”, tha ajo.

Kurse,ish-kryeministri, tashmë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, por qëndrimet e fundit nga Serbia tregojnë se ajo nuk është çliruar nga e kaluara.

Hoti: Rajoni ka nevojë për zhvillim dhe qartësi për të ardhmen evropiane

“Rajoni ka nevojë për zhvillim dhe qartësi për të ardhmen evropiane. Kjo mund të arrihet vetëm me normalizim të marrëdhënieve të plotë fqinjësore. Kusht për këtë është njohja e realitetit nga gjitha vendet, marrja e përgjegjësisë për të kaluarën dhe respektimi i të drejtave të secilit. Këtë kontekst dialogu Kosovë-Serbi është mekanizmi vetëm për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve…dialogu nuk ka alternativë, për këtë pajtohemi gjithë përveç Serbisë. Edhe pse ajo është angazhuar në dialog, qëndrimet e shprehura kohë pas kohe nga zyrtar të saj tregojnë se ajo nuk është çliruara nga e kaluara”, theksoi ai.