Lajme

​Turqia: BE nuk mund të mbështetet te ne për të zgjidhur çështjen e refugjatëve

08/25/2021 19:04
nga:M K

Këshilltari kryesor i presidentit turk, Ilnur Çevik, paralajmëroi se vendet evropiane nuk mund të mbështeten në Turqinë për të përballuar rritjen e numrit të refugjatëve afganë.

Çevik ka thënë për Radio 4 se kjo situatë nuk do të jetë si me Sirinë, ku gjithçka ishte falas, shkruan BBC.

Komuniteti ndërkombëtar gjithashtu duhet t’i përgjigjet këtij problemi, nuk është vetëm problemi i Turqisë,” tha Çevik, duke shtuar se “Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore nuk mund të presin që Turqia ta zgjidhë problemin vetë”.

Sveçla: Kosova do të strehojë rreth 2.000 afganë