Lajme

​Tentim-vrasje në Suharekë

08/08/2021 15:36
nga:M K

Një person është arrestuar dje në Suharekë, pasi për shkak të një mosmarrëveshje të më hershme e kishte gjuajtur me gurë kamionin e viktimës deri sa ai kishte qenë duke e drejtuar dhe ia kishte thyer xhamin.

Viktima pas një distance rreth 200 metra kishte ndalë kamionin, por i dyshuari i kishte shkuar pas këmbë duke shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjete dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek të kalibrit 7.65 mm si dhe një armë automatike me një karikator dhe 11 fishek të cilën armë i dyshuari e kishte lënë në fushë në pronë e tij.

Është bastisur shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.