Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore për rastin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me viza italiane, grup në të cilin është edhe Ukë Rugova, ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija dhe të tjerë.
Më 30 mars seanca dështoi për shkak të mungesës së të akuzuarit Astrit Haraqija, që sipas mbrojtjes së tij, ishte i infektuar me COVID-19.
Meqenëse mungoi Haraqija, gjyqtarja, Fatime Dermaku tha se nuk plotësohen kushtet ligjore për shqyrtim gjyqësor.
“Meqenëse mungon i akuzuari Astrit Haraqija nuk ka kushte ligjore për shqyrtimin gjyqësor. Seanca e radhës caktohet me 16 prill”, deklaroi ajo në seancën e fundit.
Avokati mbrojtës Teki Bokshi tha se Haraqija ishte i infektuar me Covid-19.
Trupi gjykues ka kërkuar që mbrojtja e të akuzuarit Astrit Haraqija që të dërgojë dokumentacionin që vërteton se ai është i infektuar me COVID-19.
“Obligohet Teki Bokshi qe të sjell dokumentacione lidhur me faktin se është i infektuar me Covid-19”, ishte kërkesa e gjyqtares.
Për më shumë se një vit nuk është mbajtur asnjë seancë për rastin ndaj Ukë Rugovës dhe katër të tjerëve që dyshohen për skandalin me viza italiane.
LEXO EDHE:
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim