Lajme

​Shtyrja e vitit të ri shkollor, PDK kritikon Qeverinë Kurti për mungesë plani

09/01/2021 16:17
nga:M K

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka asnjë plan për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sipas partisë më të madhe opozitare, ekzekutivi po e rrezikon humbjen edhe të një viti shkollor.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Muzafer Shala në një konferencë për medie tha se Ministria e Arsimit duhet të shikojë mundësitë për mësim online, pasi siç tha për shkak të keqmenaxhimit me pandeminë shkollat janë të mbyllura.

“Sot rreth 25 mijë nxënës do të duhej të fillonin klasën e parë, por për fat të keq për shkak të keq menaxhimit të pandemisë fëmijët janë në shtëpi dhe shkollat janë të mbyllura. Nuk ka asnjë plan për fillimin e vitit të ri shkollor”, tha ai.

Për shkak të pandemisë me COVID-19, Qeveria e Kosovës më 28 gusht ka vendosur për shtyrjen e vitit të ri shkollor për datën 13 shtator.