Lajme

​Shqipëri, dy të burgosur tentojnë arratisjen nga burgu 313

08/08/2021 18:01
nga:M K

Ka dështuar tentativa arratisjes të dy të burgosurve nga burgu 313 në Tiranë.

Burime policore thanë për Top Channel se kjo tentativë është ndërmarrë nga Arbër Çekaj i dënuar kohë më parë për sasinë rekord të drogës kapur në magazinën e tij në Maminas, ndërsa personi i dytë është Fatmir Pjetri.

Çekaj dhe Pjetri kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe kanë tentuar të hidhen përmes çarçafëve në shesh pushim e hyrjes së administratës, por tentativa e tyre ka rezultuar pa sukses.

Ata tashmë do të përballen me akuzën e tentativës së largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit.