Lajme

​Shiu shuan zjarrin në Kukës

08/11/2021 19:08
nga:M K

Reshjet e dendura të shiut që filluan pasditen e sotme kanë shuar vatrat aktive të zjarrit në zonën e Kukësit.

Burime nga Shtabi i Emergjencave bëjnë me dije se intensiteti i reshjeve është i dendur në zonat ku ishin vatrat aktive.

Shiu vijon prej më shumë se një ore në Kukës, Has dhe Tropojë.

Fatmirësisht reshjet shuan vatrat, ku prej ditësh ishin aktive.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës ishin në betejë me flakët, ndërsa terreni i vështirë e bëri të vështirë shuarjen e plotë të zjarrit./A2