Italia raportoi 627 vdekje të lidhura me koronavirusin sot, krahasuar me 421 një ditë më parë, njofton Ministria e Shëndetësisë, ndërsa numri ditor i infeksioneve të reja gjithashtu u rrit në 13.708 nga 7.767 një ditë më parë.
339.939 teste për COVID-19 u kryen ditën e kaluar, krahasuar me 112.962 të hënën, raporton Reuters.
Italia ka regjistruar 112.374 vdekje në lidhje me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë në shkurt të vitit të kaluar, duke e bërë atë të dytën në Evropë pas Britanisë dhe të shtatën në botë.
Vendi ka raportuar 3.7 milionë raste deri më tani.
LEXO EDHE:
Vetura godet për vdekje një fëmijë 7 vjeçar në Lipjan, Policia arreston shoferin
/GazetaBlic/