Lajme

​Protestat në Tetovë, arrestohen 5 persona

09/18/2021 22:08
nga:Y I

Policia arrestoi pesë persona, për dhunën në protestën e një ditë më parë, lidhur me zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

Tre prej tyre u ndaluan që dje, ndërsa policia arrestoi sot edhe dy persona të tjerë.

Në mesin e tyre edhe organizatori i protestës. Për momentin ata po merren në pyetje nga gjykatësi.