Lajme

​Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

10/02/2021 09:32
nga:M K

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Si shumicën e herëve, edhe kësaj radhe gruaja është viktima, ku në katër prej pesë rasteve raportohet se bashkëshortët kanë ushtruar dhunë ndaj grave të tyre.

DHUNË NË FAMILJE:

Prishtinë 30.09.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 01.10.2021 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur e kishte fyer dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 01.10.2021-16:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, nga i njëjti është sulmuar fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

F. Kosovë 01.10.2021-20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Gjakovë 30.10.2020 – 22:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 01.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.