Lajme

​Për tetë muaj 144 persona vdiqën në aksidente trafiku në Shqipëri

09/18/2021 08:56
nga:M K

Në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve me pasoja fatale. Sipas Institutit të Statistikave, në tetë mujorin e këtij viti numri i aksidenteve rrugore është rritur me 20%.

Konkretisht, në harkun kohor të tetë muajve të fundit, janë shënuar 919 aksidente ose 154 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, raporton euronews.al.

Në raportin e INSTAT, thuhet se në tetë muaj 144 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, ose thënë ndryshe ka pasur 30 vdekje më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Aksidentet rrugore në 15,7 % të rasteve, kanë ardhur për shkak të sjelljes së gabuar të këmbësorëve. Qarku i Tiranës ka regjistruar 26 të vdekur, më pas vjen Fieri me 21, Lezhë 19 dhe Elbasani 18.