Lajme

​Pas zjarreve, Turqia përfshihet nga përmbytjet

08/11/2021 21:21
nga:M K

Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa provinca të Turqisë, pas shiut të fortë që përfshiu dje pjesën veriore.

Sipas mediave të huaja, një person raportohet i zhdukur dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa përmbytjet shkatërruan një shtëpi në Provincën Bartin.

Shiu i madh në Rize shkaktoi një rrëshqitje toke në fshatin Elmalı më 10 gusht, i cili shkatërroi pjesërisht një shkollë.

Ekipet e shpëtim-kërkimit dhe Emergjencave Civile shpëtuan 6 persona të bllokuar nga përmbytjet në rrethin Çayeli.

Mediat raportuan se rreth 40 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e rrezikuara nga rrëshqitjet e tokës në zonat e Rize./A2