Lajme

​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

12/29/2021 07:07
nga:Y I

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Të enjten nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar. Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.