Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar që çdo fëmijë të gëzohet përgjithnjë dhe mendjet e tyre të mbesin përherë kureshtare që në rrugëtimin e tyre jetësor të mirat t’i përcjellin hap pas hapi.
Ajo tutje ka uruar për më shumë barazi në qasje e gjithëpërfshirës.
Osmani ka treguar nëpërmjet një videoje se ditë më parë në zyrë ka pritur edhe Rijadin duke thënë se ai ishte një mysafir i veçantë.
“Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ditë më parë e prita në zyrën time një mysafir të veçantë. Rijadi, shok imi prej më shumë se një viti, zemërëmbël, na e rikujtoi se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë. Sot, kur po e shënojmë këtë ditë të veçantë për ta, uroj që zemra e çdo fëmije të gëzohet përgjithnjë, që mendjet e tyre të mbesin përherë kurreshtare e që në rrugëtimin e tyre jetësor të mirat t’i përcjellin hap pas hapi. Por, këtë vit uroj mbi të gjitha më shumë barazi, qasje e gjithpërfshirje. Ne në Presidencë, së bashku me Rijadin dhe gjithë ekipin, do të punojmë me ngulm që ta jetësojmë këtë qëllim. Urime Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!?”, ka shkruar presidentja Osmani.


