Lajme

​Nesër fillon numërimi i votave të diasporës

10/23/2021 15:58
nga:M K

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nesër në ora 11:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021.

Janë mbi nëntë mijë pako me fletëvotime nga diaspora të aprovuar, ndërkaq janë refuzuar mbi një mijë të tjera.

“Ju njoftojmë se nesër (e diele, 24 tetor, ora 11:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

KQZ refuzon mbi 1 mijë e 300 zarfe me vota nga diaspora