Lajme

​Nesër arrijnë 500 mijë vaksina “Sinovak” në Maqedoninë e Veriut

06/26/2021 21:06
nga:Y I

Nesër në Maqedoni të Veriut do të arrijnë 500.000 vaksina “Sinovak”.

Pranim-dorëzimi i vaksinave do të bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, mes sekretarit shtetëror të Ministrisë së Shëndetësisë, Ivanka Stojanoski dhe ambasadorit të Kinës, Xhang Xuo.

Gjatë ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitivë 6 raste me Covid si dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

/Alsat/

6 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit