Lajme

​MSh fton qytetarët të marrin dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

06/12/2021 08:00
nga:M K

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka ftuar qytetarët e listës në vijim, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që gjatë ditës së sotme të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi.

“Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë’, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.

Lista-per-vaksinim-12.06-2021

LEXO EDHE:

627 raste aktive, 104 mijë e 679 të shëruar në total