Sporti

​Lukaku vendos për të ardhmen

07/29/2021 18:12
nga:L J

Ylli belg është shprehur i lumtur te kampioni i Serie A.

Sulmuesi i Belgjikës dhe i Interit Romelu Lukaku e ka bërë të qartë që nuk është i interesuar për t’u rikthyer te Chelsea këtë verë, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Është spekuluar që sulmuesi belg mund të transferohet këtë verë në “Stamford Bridge” , dhe tani raportohet që është i gatshëm që të mos pranojë asnjë ofertë vetëm për të qëndruar tek Interi, përcjell KosovaPress.

Lukaku ishte ndër lojtarët kyç të Interit për sezonin e kaluar në sigurimin e titullit të “Scudettos”, ku 28-vjeçari ka regjistruar 24 gola dhe 10 asistime