Lajme

​Kuvendi për gjashtë muaj shpenzoi mbi 41 mijë euro për dreka zyrtare

08/09/2021 19:54
nga:M K

Kuvendi i Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shpenzuar 41 mijë e 634 euro për dreka zyrtare.

Aty përfshihen drekat zyrtare të deputetëve, komisioneve parlamentare, administratës dhe anëtarëve të tjerë të Kuvendit.

Këto të dhëna janë në raportin që ka siguruar KosovaPress për shpenzimet e legjislativit në gjysmëvitin e parë të 2021-tës.

Legjislatura e tetë e Kuvendit është konstituar më 22 mars, ndërsa pas kësaj jave të zgjedhurit e popullit shkojnë në pushim deri në fillimin e muajit shtator.