Empoli e ka fituar ndeshjen shumë interesante të Kupës së Italisë kundër Veronas në të cilën sfidë u realizuan shtatë gola dhe në fund triumfit iu gëzuar skuadra e shqiptarit Nedim Bajrami.
Empoli po shkonte sigurt drejte fitores pasi po avanconte me rezultat 4-1, madje goli i katër u shënuar nga Bajrami në minutën e 74’, por vendasit ishin afër të bënin mrekullinë duke shënuar dy gola në fund të ndeshjes, përkatësisht minutat 86’ dhe 88’, por kjo nuk mjaftoi.
Në fazën 1/16 të Kupës së Italisë, Empoli do të ballafaqohet me kampionin aktual të Italisë, Interin


