Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sonte gjatë një takimi me banorët e Kodrës së Trimave, Kolovicës dhe Bardhoshit, ka premtuar zgjidhjen e problemeve dhe investime konkrete për këto lagje.
Haradinaj premtoi se do të ndërtohen shkolla, palestra sportive, Shtëpi të Kulturës etj.
Tutje ai ka thënë se Kodrës së Trimave dhe Bardhoshit duhet t’i kthehet Zona Industriale dhe se këto pjesë të kryeqytetit nuk do të diskriminohen më.
Postimi i plotë:
Duke i falënderuar qindra mbështetës nga Kodra e Trimave, Kolovica dhe Bardhoshi me rrethinë ju premtova se nuk do të mbesin më në harresë të pushtetit.
Aty do të ketë shkolla, palestra sportive, Shtëpi të Kulturës. Do të ndërtohet parku tek pjesa e njohur si ‘Drenica 2’ ndërkaq do ta përkrahim Qendrën Olimpike – Sportive në Bërnicë.
Kodrës së Trimave dhe Bardhoshit duhet t’i kthehet Zona Industriale, këto pjesë të kryeqytetit nuk do të diskriminohen më.
Së bashku do t’ia kthejmë dinjitetin Kodrës së Trimave, Kolovicës dhe Bardhoshit me rrethinë.
#eparaPrishtina
#punamarë