Cool

​Hapet për këmbësorë ura më e gjatë e varur në botë

04/30/2021 07:13
nga:M K

Ura më e gjatë për këmbësorët në botë, 175 metra mbi lumin Paiva, u hap sot në Portugalinë veriore.

Ura përbëhet nga 127 pllaka grilë me një gardh metalik mbrojtës 1.2 metra të gjerë të lidhur me shtylla çeliku në formën e shkronjës V në të dy anët.

“Edhe pse ndërtimi i urës përfundoi disa kohë më parë, përurimi është i rëndësishëm, pasi që na lejon të vazhdojmë aktivitetet turistike,” thanë zyrtarët lokalë në hapjen e urës.

Ura do të jetë zyrtarisht e hapur për këmbësorët të hënën, por sot vizitorët ishin në gjendje të ecnin nëpër urë për herë të parë.

LEXO EDHE:

93 mijë e 528 të shëruar nga koronavirusi në total në Kosovë deri më tani, 9 mijë e 296 raste aktive